All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

UEFA me rregulla të reja: Jo më shumë se 70% të të ardhurave, në merkaton e verës

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 11:15 | Futboll
UEFA me rregulla të reja: Jo më shumë se 70% të të
All - Paragraf - 1

Çdo klub europian nuk mund të përdori më shumë se 70% të të ardhurave të tyre për merkaton e transferimeve, rrogat e futbollistëve, si dhe komisionet e agjentëve.

Është ky rregulli i ri nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i cili u mblodh këtë të enjte për të miratuar ndryshimet e fundit në futbollin europian. Këto rregulla do të hyjnë në fuqi nga qershori i ardhshëm.

All - Paragraf - 3

Qeveria e futbollit europian ka vendosur limite mbi paratë që një klub mund të përdori për transferimet dhe rrogat e lojtarëve kjo pasi klube me emër si PSG apo Manchester City, kanë përdorur potencialin financiar të pronarit të klubit, për të blerë futbollistët më të mirë në treg.

Ndërkaq UEFA u shpreh se do të ketë zero tolerancë për klubet me borxhe duke paralajmëruar dhe sanksione. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos