
Avokatë dhe qytetarë protestuan para Gjykatës së Pogradecit për mbylljen e kësaj gjykate dhe hartën e re gjyqësore.
Avokatët tregojnë se do të vazhdojnë bojkotin dhe janë në pritje të vendimit të Dhomës Kombëtare të avokatisë. Ndërkohë që mendohet të shkohet deri në pezullim licencash.
Sot atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të cilët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë kostot gjyqësore në rast mbylljeje të kësaj gjykate.
Ata e kanë cilësuar këtë hartë të re një turp dhe kriminale për komunitetin e Pogradecit. (A2 Televizion)