Teknologjia në Bujqësi, Rama: Nafta për fermerët në bazë të faturave të shitjes

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 15:35 | Aktualitet
Teknologjia në Bujqësi, Rama: Nafta për fermerët në

Fermerët që do të marrin naftë nga shteti, do të duhet të dokumentojnë dhe shitjen e produkteve të tyre, për të shmangur abuzimin. Propozimi u dha nga kryeministri Rama në konferencën për Teknologjinë në Bujqësi dhe Blegtori.

“Na dalin 50000 kërkesa për naftë. Shumë mirë, por nga një anë edhe çudi, paskemi ne aq traktorë dhe mekanizma për bujqësinë?? Do funksionojmë ndryshe tani”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli dhe për një formë të re subvencionimi, ku prioritet tha se do të ketë biznesi i suksesshëm dhe jo ai për mbijetesë.

“Edhe mënyra e subvencionimit do të ndryshojë, kush subvencionohet për mbijetesë atë punë ka për vit, çdo vit do jetë për mbijetesë”.

Fajin për mosshitjen e produkteve, kryeministri ia la fermerëve, të cilët sipas tij nuk dinë të komunikojnë me njëri-tjetrin, për të mësuar nga ata që kanë sukses.

“Tani ka që kanë model suksesi qershitë, ka që dalin në televizor dhe i hedhin. Në këtë mes nuk mungon mundi, por dija. Duhet të marrin eksperiencë ngatë suksesshmit”.

Rama ngriti alarmin për krizë ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë, por e cilësoi Shqipërinë si të sigurt deri tani. Ai shtoi se teknologjia në Bujqësi dhe Blegtori do të marrë dhe një hov tjetër nga ngritja e satelitëve që pritet të ndodhë brenda këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos