
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajtur aleancë pro Putinit në Ballkan presionin e qeverive të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për të mos marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian me vendet e rajonit më 23-24 qershor.
“Aleanca pro Putin ne Ballkan! Vuçiç dhe Rama kërcënojnë Bashkimin Europian me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit! Në një qëndrim sinkron në Beograd he Tiranë, Presidenti i “Serbomadhisë”, Aleksandar Vuçiç, dhe vasali i tij, Edi Rama, kërcënojnë me mospjesëmarrje. Ky kërcënim i dy gangsterëve autokratë të Ballkanit Perëndimor duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur, me të cilin vendosen në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse”, shkruan Berisha në Facebook.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëtar dhe anti BE pro serbo-rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlantik të tyre!”. (A2 Televizion)