Volejbolli shqiptar, Ilia Koja merr drejtimin e Erzenit

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 15:57 | Sporte të tjera
Volejbolli shqiptar, Ilia Koja merr drejtimin e Erzenit

Pas largimit të Parid Uruçit, Ilia Koja ka marrë drejtimin e skuadrës së volejbollit të Erzenit. Ai u prezantua nga kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana, ndërsa krah tyre qëndronte dhe ndihmëstrajneri i skuadrës Leonard Kasemaj.

Trajneri Koja ka një eksperiencë të gjatë në volejbollin shqiptar.

Në të kaluarën, ai ka qenë dhe trajner i Tiranës për një kohë të gjatë, por pa mundur të lërë gjurmë duke u larguar nga kryeqytetasit në vitin 2021.

Edhe këtë edicion objektivi i Erzenit mbetet i qartë, rikthimi sa më shpejt te titulli kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos