Europiani i Peshëngritjes, tjetër medalje për Shqipërinë nga Samoel Rrasa

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 17:01 | Sporte të tjera
Europiani i Peshëngritjes, tjetër medalje për

Një tjetër medalje për Shqipërinë në Europianin e Peshëngritjes, që u zhvillua në Moldavi. Samoel Rrasa arriti që të renditej në vendin e tretë në stilin e shkëputjes, me 116 kilogramë të ngritura.

Djaloshi 15-vjeçar mori medaljen e bronzit në këtë stil, duke e ngritur në katër numrin e medaljeve të fituara nga kuqezinjtë.

Këtë të martë Enkileda Carja u shpall kampione absolute e Europës, duke fituar tre medalje të arta në konkurrimin për femra, në peshën deri 59 kg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos