Bolivia në kaos, kundërshtohet fitorja e presidentit Morales

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 12:32 | Bota
Bolivia në kaos, kundërshtohet fitorja e presidentit Morales

Mundësia që presidenti Evo Morales të sigurojë një mandate të dytë mes rrethanave kontroverse zgjedhore, ka çuar në kaos Bolivinë. Skena të dhunshme u shënuan nëpër rrugë, me protestuesit që i vunë zjarrin disa qendrave elektorale në rajonet e Sucre dhe Tarija, ndërsa në kryeqytetin La Paz, demonstruesit u përleshën me policinë.

Numërimi i votave u pezullua të dielën dhe u mendua se do të shkohej në balotazh. Por kur procesi rinisi, Morales siguroi votat e mjaftueshme për fitore. Rivali i tij Carlos Mesa tha se nuk do ta njihte rezultatin. “

“Përmes manipulimeve ata po përpiqen të bllokojnë një raund të dytë dhe ne do ta denoncojmë. Ne nuk do t’i njohim rezultatet e turpshme”, u shpreh kandidati Mesa.

Të dielën, website që tregonte rezultatet paraprake u ndal në 83.8 për qind të votave. Kur faqja u përditësua të hënën, Morales ishte në përparësi me 46.85 për qind të votave, kundër 36.74 për qind të Mesas. Një diferencë prej 10 për qind, nënkupton shmangien e një raundi të dytë në muajin dhjetor.

Evo Morales ka qenë në pushtet që prej 2006-s, kur u bë presidenti i parë indigjen i vendit. Nëse do të shpallet fitues do të udhëheqë Bolivinë deri ne 2025-ën. Në përpjekjen e tij të 4-t për Presidencën, ai siguroi lejen e gjykatave, pasi Kushtetuta boliviane lejon vetëm dy mandate radhazi. Morales është vlerësuar për politikat sociale dhe rritjen ekonomike, por ka nxitur kritika lidhur me politikat ambientaliste.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos