Dy bomba të shpërthyera disa minuta njëra pas tjetrës kanë shkaktuar 27 persona dhe lënduar më shumë se 50 në Jolo, një ishull të Filipineve.
Atentati ka ndodhur gjatë meshës së të dielës në katedralen katolike të ishullit.
Bomba e parë ka shpërthyer në derën kryesore, kurse tjetra në sheshin përballë, pasi u mblodhën forcat e rendit. Trupa të shumta kanë rrethuar objektin e kultit, që edhe në të kaluarën ka qenë objektiv i ekstremistëve.
Dyshimet shkojnë tek grupi ekstremist Abu Sayyaf, që nga viti 1991 operon në një pjesë të vendit.
Vetëm një javë më parë, një referendum kishte ligjëruar krijimin enje province autonome në jug, me shumicë myslimane. (A2 Televizion)