Shembja e digës përmbyt mensën e punëtorëve: Mbi 300 janë zhdukur

Nga A2 CNN
26 Janar 2019, 11:49 | Bota

Të paktën 9 të vdekur dhe mbi 300 të zhdukur. Është ky bilanci i shembjes së një dige me mbetje minerare në juglindje të Brazilit. Shembja shkaktoi një det me llucë që mbuloi mensën e digës ku qindra punonjës po hanin drekën.

Ekipet e shpëtimit po përdorin makineri tokë-lëvizëse në zonën e tragjedisë pranë qytetit te Brumadinjos në shtetin e Minas Gerais. 

Guvernatori Romeu Zema tha se ka pak shpresë për gjetjen e personave të gjallë. Barrierat e digës që gjendet  pranë një miniere hekuri, shpërthyen mesditën e së premtes dukë përmbytur një tjetër digë më poshtë.

 Balta vërshoi mbi fermat dhe shtëpitë e afërta ku punojnë e jetojnë shumë njerëz. Dhjetëra persona të bllokuar u evakuan me helikopter pasi rrugët u shkatërruan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos