
Disa orë pas sulmit të raportuar me dron nga Ukraina ndaj një depozite nafte në Krasnodar, ka ardhur dhe reagimi i ashpër i Kremlinit.
Mediat ukrainase raportojnë se bomba ruse janë hedhur mbi një supermarket në Kherson, i cili frekuentohet nga shumë banorë të zonës.
Momentalisht, flitet për të paktën 3 viktima, teksa bilanci mund të jetë edhe më i rëndë pasi supermarketi është dëmtuar totalisht dhe mund të ketë zënë njerëz të tjerë nën rrënoja.
Autoritetet lokale reaguan ashpër ndaj këtij sulmi duke përsëritur thirrjen se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për këto krime kundër njerëzimit. (A2 Televizion)