Humbi kontaktet duke peshkuar, gjendet në gojën e krokodilit

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 07:57 | Bota
Humbi kontaktet duke peshkuar, gjendet në gojën e krokodilit

Mbetjet e trupit të një burri australian, i cili u zhduk duke peshkuar me miqtë, janë gjetur nga autoritetet brenda një krokodili.

Kevin Darmody u pa për herë të fundit në Kennedy's Bend, një habitat i njohur për krokodilët në një pjesë të largët të Queenslandit verior.

Pas një kërkimi dyditor në zonë, policia asgjësoi dy krokodilë të mëdhenj në barkun e të cilëve gjeti pjesë të trupit të njeriut.

Darmody ishte një peshkatar me përvojë dhe një anëtar i njohur i komunitetit në Cape York.

Mbetjet njerëzore u gjetën brenda vetëm njërit prej zvarranikëve, por oficerët e kafshëve të egra besojnë se të dy ishin të përfshirë në incident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos