Bombaj: Fëmijëve sot u vjen turp të marrin ushqim nga shtëpia

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 20:16 | Sociale
Bombaj: Fëmijëve sot u vjen turp të marrin ushqim nga

Nutricionistja Blerina Bombaj tha në emisionin Debat, nga Alba Alishani se mënyra më e mirë për të luftuar kequshqyerjen të fëmijët është që ata të mësohen të marrin ushqimin nga shtëpia, ku edhe është më i kontrolluar.

“Moshat më të vogla janë edhe më të përpunueshme dhe janë edhe grupmoshat ku duhet të punohet shumë pasi në atë fazë instalohen zakonet për të ardhmen. Pastaj vjen mosha e rebelimit dhe fëmijët shprehin karakterin e tyre”, tha Bombaj.

https://a2news.com/2021/11/11/ushqyerja-e-femijeve-fastfood-in-nga-shkolla-e-ndan-vetem-muri-me-kangjella/

“Sot fëmijët kanë turp të marrin ushqim me vete. Por duhet ta nxisim këtë, do të ishte revolucion nëse do të ndodhte. Sot shumë fëmijë janë të turpëruar të marrin ushqim me vete dhe këtë e has shumë te fëmijët që trajtoj në klinikën time, për probleme të obezitetit. Është një nga mënyrat më të mira, kryesore të kontrollit të ushqimit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/ushqimet-e-ndaluara-per-femijet-haxhiu-ishte-e-domosdoshme-obeziteti-ka-rritje-nga-viti-ne-vit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos