Ushqyerja e fëmijëve, fastfood-in nga shkolla e ndan vetëm muri me kangjella

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 20:13 | Sociale
Ushqyerja e fëmijëve, fastfood-in nga shkolla e ndan vetëm muri

Vetëm disa kangjella nga ku mund të fusësh lehtësish dorën, kaq është distanca mes një oborri shkolle dhe një fast food-i. Pas çdo pushimi, fëmijët rreshtohen me para në duar për të blerë ushqime të gatshme.

Këtë herë, vakti i tyre u vonua disa minuta pasi punonjësi i fast food-it pikasi kamerën që po e filmonte. Kjo është panorama e përditshme në shkollat e kryeqytetit pordhe jo vetëm. Me para në duar dhe në radhë për të blerë një sanduic, sufllaqe apo prodhime të ndryshme brumi. Kryesisht moshat mbi 10 vjeç priren më tepër për të konsumuar vaktin e drekës me ushqime të shpejta. Më të bindur janë moshat nën10 vjeç. Pranojnë të marrin ushqimin e gatuar në shtëpi dhe nuk kërkojnë të hanë gatime fast food-i.

Të shqetësuara për shëndetin e fëmijëve, gjyshet dhe nënat, përgatisin çdo mbrëmje ushqimin që duhet të konsumojnë gjatë drekës në shkollë. 3 vite më parë u prezantua nisma “Merr bukë me vete”, për të ndërgjegjësuar ushqyerjen e fëmijëve. Sot, tundimi ndaj fast food-it vijon të jetë më i lartë se ushqimi i shtëpisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos