Bombardohet Kievi! Të paktën 5 viktima nga sulmi rus në kryeqytetin e Ukrainës

Nga A2 CNN
2 Mars 2022, 09:32 | Aktualitet

Rusia bombardon Kievin. 5 persona u vranë dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur nga një raketë të lëshuar pranë një antene televizive në kryeqytet, njoftoi Ministria e Brendshme e Ukrainës. Të gjithë civilë. Kjo erdhi pasi Moska paralajmëroi banorët e Kievit të largohen, pasi do të godasë shënjestra të ndryshme në qytet .Armë të precizonit të lartë thuhet se do të përdoren për të qëlluar qendra teknologjike të shërbimeve sekret të Ukrainës. Dita e 6 e pushtimit rus në Ukrainë ka vijuar me sulme në disa fronte, por avancimi rus është ngadalësuar nga rezistenca ukrainase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos