Bombarduesi B-21 Raider, sekretari amerikan i Mbrojtjes: Pengon agresionin sot dhe në të ardhmen

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 20:16 | Aktualitet

B-21 Raider është avioni më i ri bombardues i Shteteve të Bashkuara. B 21 Raider ka aftësi më të mëdha strategjike dhe si paraardhësi i tij B2 ka aftësi të jetë i padukshëm nga radarët. Prezantimi i tij u bë në fshehtësi të plotë në një bazë ushtarake. “Është dëshmi e angazhimit afatgjatë të departamentit te shtetit për ndërtimin e aftësive që do të forcojnë aftësinë e Amerikës për të penguar agresionin sot dhe në të ardhmen. Asnjë bombardues tjetër me rreze të gjatë nuk mund të përputhet me efikasitetin e tij. Nuk do të ketë nevojë për mbështetje logjistike për të mbajtur ndonjë objektiv në shënjestër”, deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos