
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të presë sot në Kiev kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, që zhvillon një vizitë surprizë.
Qeveria e Tokios bëri me dije se “Kishida do t’i transmetojë Zelensky-t respektin e tij për guximin dhe rezistencën e popullit ukrainas që po mbron atdheun”.
“Do t’i shprehë Ukrainës, solidaritetin dhe mbështetjen e pashtershme të Japonisë dhe të G7-s”, konfirmoi Ministria e Jashtme Japoneze, por nuk ka munguar as presioni i Moskës ndaj Tokios.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë vendosi në fluturim dy bombardues të fuqishëm strategjik mbi Detin e Japonisë. Avionët e luftës u shoqëruan edhe nga mjetet të tjera ajrore përgjatë fluturimit që zgjati 7 orë. Moska njoftoi se bombarduesit kryen një stërvitje rutinë duke mos shkelur hapësirën ajrore të Japonisë. (A2 Televizion)