“Stacioni i madh i autobusëve në Stamboll në rrezik”, Prof. Dr. Mehmet Altan: Do të ndodhë hataja, nëse nuk ndërhyhet në kohë!

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 13:53 | Bota

Tërmetet shkatërrimtare të 6 shkurtit lanë pasoja të rënda në infrastrukturë në të gjithë rajonin e Turqisë juglindore, e kësaj s’kishte se si t’i shpëtonte as stacioni i autobusëve në Stamboll.

Teksa është diskutuar në lidhje me masat që duhet të ndërmerren ndaj ndërtimeve që i rezistuan goditjeve, një prej tyre ishte edhe stacioni në fjalë, gjendja e kolonave të së cilës është skandaloze.

Sipas disa pamjeve të shpërndara në mediat vendase, shihet se si ishte derdhur suvaja e shtyllave dhe trarëve dhe ishte ekspozuar hekuri brenda. Duke parë situatën, ekspertët paralajmëruan se ndërtesa nuk është rezistente ndaj ndonjë tërmeti të mundshëm.

Shefi i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Arel të Stambollit Prof. Dr. Mehmet Fatih Altan deklaroi se dendësia e trarëve në pikat e kryqëzimit të kolonave, trarëve dhe elementeve mbajtëse të tyre në Stacionin e Autobusëve të Stambollit të Madh nuk është në përputhje me "Rregulloret Turke të Ndërtimit të Tërmeteve 2018".

Prof. Dr. Altan tha se nëse nuk merren masa paraprake, diametri i hekurit të gërryer do të ulet dita ditës dhe do të humbasë aftësinë mbajtëse dhe se hekuri mund të forcohet sa më shpejt. Sipas tij, të paktën betonit i duhet bërë veshja dhe duhet të ndërpritet kontakti i hekurit me ajrin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/02/termeti-zhduk-katin-e-trete-te-pallatit-kati-i-katert-i-ze-vendin/
https://a2news.com/2023/02/26/ura-gjermane-94-vjecare-ne-adiyaman-i-mbijeton-kryelarte-termetit/
https://a2news.com/2023/02/28/ne-harmali-fshatin-ku-termeti-rrafshoi-gjithcka-pervec-statujes-se-ataturkut/
https://a2news.com/2023/03/06/muret-po-shemben-bien-gure-pallati-i-demtuar-nga-termeti-mbahet-nga-nje-kamioncine-ne-hatay/

A2 CNN Livestream

Latest Videos