
Policia e Korçës mori një telefonatë mesditën e së martës se në lagjen nr.3, pranë Gjykatës së Shkallës, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të gjyqtarit Markelian Kuqo, i cili ndodhej i parkuar në garazhin e Gjykatës, ishte vendosur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Pas verifikimit dhe veprimeve të kryera nga Njësia Antieksploziv, në mjet nuk u konstatua sasi plasëse.
Pas hetimeve të policisë, dyshohet se telefonata ka ardhur nga Burgu i Drenovës, nga një i burgosur me të meta mendore.
Gjyqtari Markelian Kuqo nuk ka pranuar të flasë lidhur me këtë ngjarje për mediat. Ky gjyqtar ka liruar nga burgimi i përjetshëm Gert Gjinararin, i cili ka vrarë Naim Zyberin në Itali. Pas 25 viteve burgim, ai u lirua në shkurt të këtij viti. (A2 Televizion)