
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë proceduar në gjendje të lirë ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Elbasan, shtetasin Andon Lapa.
“Shtetasi A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-t në Elbasan, procedohet per veprat penale “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin”, lexohet në njoftimin e Policisë së Elbasanit. (A2 Televizion)