
Një çift të moshuarish në qytetin e Korçës ka rënë pre’ e dhunës dhe grabitjes brenda banesës së tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Korçës, në banesën e Foni Rapos dhe bashkëshortes së tij, Afërdita Rapo, të dy të moshës 85 vjeç.
Sipas policisë, autorët e kësaj grabitjeje kanë marrë një shumë prej 70 mijë lekësh nga banesa e të moshuarve, ndërsa nuk ka të dhëna mbi autorësinë e kësaj grabitjeje.
Ky është një rast i përsëritur në qytetin e Korçës dhe rrethinat e tij, ku grabitje të tilla kryen brenda banesave nga persona të armatosur. (A2 Televizion)