
Është ekstraduar nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm për një krim të kryer në vitin 1999.
Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Austria drejt vendit tonë i Viktor Pelivanit, 43-vjeçarit të lindur në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.
Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00, Viktor Pelivani, në bashkëpunim me shtetasit F.K. dhe J.B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit Bajram Driza, duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij Natasha Driza. (A2 Televizion)