
Kush ka një shtëpi të vjetër në lagje historike do të marrë nga shteti 50 000 dollarë, nëse do ta kthejë atë në biznes për turizmin.
Kryeminisitri Edi Rama prezantoi bonusin e ri të jetëzimit të banesave nga qyteti-muze i Beratit.
Rama u bëri thirrje banorëve që janë në konflikt pronësie me të afërmit që të shfrytëzojnë mundësinë e t'i kthejnë banesat e vjetra në objekt fitimi.
“Me këtë program të ri mbështetës, jemi krah me dy instrumenta mbështetjeje. Një për restaurimin dhe konsolidimin e mureve dhe fasadës së shtëpisë, ku do të japim deri në 10 000 dollarë mbështetje; dhe instrumenti i dytë për të gjithë ata që do të duan të futen në një plan biznesi, do të japim 50 000 dollarë”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)