Deklaratat e Berishës, reagon DASH: Akuzat ndaj ambasadores, të pajustifikuara

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 18:29 | Politikë
Deklaratat e Berishës, reagon DASH: Akuzat ndaj ambasadores, të

Departamenti Amerikan i Shtetit hedh poshtë akuzat e ish kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, Ned Price, tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara” ndaj ambasadores.

https://a2news.com/2021/12/13/berisha-nuk-do-te-pranoj-kurre-guvernator-amerikan/

“Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”, thekson zëdhënësi.

Ndër të tjera në reagim, Price vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

https://a2news.com/2021/12/12/berisha-me-shqiptaret-ne-shba-yuri-kim-katalizator-i-marrjes-peng-te-opozites-nga-qeveria/

Ish-kryeministri Berisha e ka kundërshtuar si “të pabazuar në fakte dhe prova” vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ta shpallur atë person non-grata, duke u thënë mbështetësve të tij se ky është një akt politik i marrë nën ndikimin e njerëzve të caktuar. Në kuvendin që mblodhi në 11 dhjetor, ai foli për “një ndërhyrje të pashembullt, brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA”, duke sulmuar ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim: “është e trishtuar, e dhimbshme, të shohësh ambasadoren e SHBA të sillet si guvernatore, si ambasadori sovjetik në Tiranë dikur”, u shpreh ai duke folur për standarde të dyfishta që çuan në ndëshkimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos