Leipzig humb mundësinë për të marrë vendin e parë, Dortmund i jep leksion

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 20:31 | Futboll
Leipzig humb mundësinë për të marrë vendin e parë,

Një ndeshje spektakolare ka qenë ajo e mbrëmjes së sotme në Bundesliga mes Leipzig dhe Borussia Dortmund, e cila dhuroi gola dhe shumë emocione.

Miqtë nga Dortmundi fituan me rezultatin 1-3 një takim që nëse do të fitohej nga Leipzig do t’i jepte atyre kryesimin e tabelës.

Rikthimi i Haaland i ka bërë verdhezinjtë të kenë një marsh më shumë në ndeshjet e fundit, i cili edhe kësaj here shënoi dy gola.

Dortmund kaloi në avantazh në minutën e 55 të takimit me Sancho. Në të 71 ishte Haaland ai që dyfishoi rezultatin. 13 minuta më vonë norvegjezi shënoi dhe golin e dytë personal. Vendasit shkurtuan rezultatin me Sorloth, por nuk kishte më kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos