
Laçi është ngjitur, të paktën përkohësisht, në vend të dytë në renditjen e Kategorisë Superiore, pasi ka mposhtur 3-2 Kukësin, falë golave të Mustës, Harmon, dhe Xhixhës. Kuksianët arritën të shënonin dy gola në pjesën e dytë, njërin në minutën e fundit me penallti, por ishte shumë vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Ndërkohë, Tiranë vazhdon të lëngojë në mesin e renditjes, pas barazimit të pestë radhazi, këtë herë kundër Bylisit në Ballsh. Bardheblutë kanë vetëm 3 fitore në kampionat dhe 8 barazime, duke mbetur në vend të pestë.
Në ndeshjen tjetër të drekës, Kastrioti – Skënderbeu u ndanë në barazim 2-2, ndërsa në 16:45, Partizani pret në kryeqytet Apoloninë. (A2 Televizion)