“Show” i Messit në ndeshjen ndaj Granadës

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 20:22 | Futboll
“Show” i Messit në ndeshjen ndaj Granadës

Barcelona ka fituar me rezultatin e pastër 0-4 në transfertën e radhës në kampionat përballë skuadrës së Granadas.

Ylli i “Blaugranave” Lionel Messi tregoi një formë të shkëlqyer në këtë takim ku shënoi dy herë. Dy golat e tjerë u shënuan nga ylli tjetër i skuadrës Antoinë Griezmann.

Vendasit ishin të pafuqishëm t’i përgjigjeshin furisë së djemve të Koeman që kishin vetëm një synim në këtë ndeshje; 3 pikët e radhës.

Tashmë me këtë fitore Barcelona renditet në vendin e tretë në kampionat pas Atleticos së vendit të parë dhe Real Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos