
Republika e Kosovës është krijuar prej vetëm 13 vitesh, por matjet klimatike datojnë shumë herët, që nga viti 1926 në stacionin meteorologjik të Prizrenit, ndërsa matjet e rregullta në Kosovë datojnë pas Luftës së Dytë Botërore, nën ombrellën e Drejtorisë Federale të Shërbimit Hidrometeorologjik të Jugosllavisë. Matjet dhe varësia ndaj ish-Jugosllavisë u shkëputën gjatë luftës së Kosovës për të arritur në vitin 2001, krijimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Klima e Kosovës ka tipare kontinentale, ku vera është e nxehtë, ndërsa dimri është i ftohtë. Pozita gjeografike dhe struktura e relievit të Kosovës, bëjnë që mikroklimat e saj të jenë të larmishme ku dallon klima më e butë e zonës Perëndimore, si pasojë e afërsisë me pellgun e Mesdheut dhe klima e ftohtë e zonave Lindore me tipare të klimës kontinentale dhe Alpine. Megjithatë, detajet e mozaikut të klimës për Republikën e Kosovës na i tregon meteorologu Sherif Gosalci, njëkohësisht edhe drejtues i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror në aeroportin e Prishtinës.
Ndikimi i ndryshimeve klimatike dallohet qartë në shtimin e ngjarjeve të motit ekstrem, ku stuhi të natyrës tropikale, krijohen dhe degradojnë në pak orë duke shkaktuar dëme të mëdha.
Duket se Kosova, si një shtet i ri me institucione të reja, do t’i duhet shumë punë për të bërë në drejtim të përshtatjes me klimën e së ardhmes. Por, ndryshe nga Shqipëria, Kosova në tërësinë e saj, ka ruajtur mjaft mirë sipërfaqet pyjore po ashtu, në pjesën më të madhe të tokave, mbillen dhe kultivohen kultura të ndryshme bujqësore dhe vreshta. Kjo ruajtje e tokës dhe mjedisit luan një rol të rëndësishëm edhe në ngadalësimin e ndryshimeve klimatike për Kosovën.
Por le t’i kthehemi politikave të klimës. Megjithë, strukturat e reja, qeveria e Kosovës ka një zyrë dhe një koordinator për çështjet e klimës pranë kryeministrit dhe pyetja e parë është statusi i Republikës së Kosovës pranë Organizatës Botërore të Meteorologjisë, përgjigjen e së cilës për A2 e jep ish-koordinatori i parë i kësaj zyre, Z.Mendim Rugova.
Në rolin e ish-koordinatorit, por më herët Rugova ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Mjedisi, tregon për shikuesit e A2 mbi hapat e para konkretë dhe punën serioze që është bërë në drejtim të çështjeve të klimës dhe ndryshimeve klimatike në Kosovë.
Nga ana tjetër, Gosalci rikujton autoritetet vendimmarrëse mbi detyrimet që duhen përmbushur në lidhje me klimën dhe ndryshimet klimatike. (A2 Televizion)