Marrëdhëniet me Greqinë, Meloni: Ka punuar për të mirën e BE, Rama: Në 2028 do të kemi zgjidhur çdo gjë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2025, 16:29 | Politikë

Marrëdhëniet me Greqinë, Meloni: Ka punuar për të

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, në konferencën e përbashkët për shtyp u pyetën edhe për raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe bashkëpunimin mes Tiranës dhe Romës në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Gjatë fjalës së saj, Meloni theksoi mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke vlerësuar përparimin e bërë në përfundimin e marrëveshjeve të fundit të negociatave, ndërsa vlerësoi edhe Greqinë që sipas saj ka  punuar për të mirën e Evropës.

“Përsa ai takon çështjes së hapur të dialogut politik Ne jemi mbështes të hyrjes së Shqipërisë në BE duke respektuar rregullat mendoj që fakti që do të përfundonin marrëveshjet me të fundit tregon dhe një punë të mirë që është bërë nga ana e Shqipërisë. Po e ndjekim dhe po përpiqemi ta lehtësojmë. U fol sot dhe për përfshirjen e universiteteve italiane të drejtësisë në hartimin e teksteve juridiksionale. E di që ka disa fërkime, unë i njoh miqtë e mi grekë dhe dua të them që ata janë njerëz që kanë punuar për të mirën e Evropës”.

Nga ana e tij, Rama theksoi marrëdhëniet e mira me Italinë dhe Greqinë dhe tha se deri në 2028 kur Meloni do të kryesojë negociatat e anëtarësimit, do të jenë zgjidhur të gjitha çështjet me Greqinë.

“Unë do të thosha që si Italia dhe Greqia janë dy vende fqinje. Fakti që është deti në mes na relakson për sa kohë takojmë njëri-tjetrin. Jemi në linjë kontakti, ndoshta mund të jetë e ndërlikuar se nuk kemi kohën të relaksohemi duke notuar ndërsa përshkojmë me varkë për të shkuar tek tjetri. Unë do të thosha që pasi kalon një moment jo i lehtë për të gjitha arsyet që të gjithë i njohin. Ne jemi në rrugën e duhur, jemi duke punuar mire së bashku. Për ne vlerat e mbrojtës, pakicave janë vlera dhe parime që janë të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë. Unë jam optimist për faktin se në vitin 2028 kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të drejtojë negociatat, nuk do të ketë nevojë ti tërheqë veshin Kyriakos (kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis), se deri atëherë do të kemi zgjidhur çdo gjë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos