"Orë të gjata e të dhimbshme” Kevin Muçllari flet pas lirimit: Do të vijoj ndjekjen ligjore të kauzës tonë

Nga Artin Halili
13 Nëntor 2025, 15:44 | Aktualitet

"Orë të gjata e të dhimbshme” Kevin Muçllari

"Orë të gjata, të dhimbshme, e kam përjetuar shumë rëndë psikologjikisht. Nuk e prisja të isha i burgosur sepse nuk bëra diçka që duhet të burgosesha”. Kështu është shprehur Kevin Muçllari në një deklaratë për mediat pas lirimit, ndërsa thekson se do të vijojë të përdorë çdo mjet legjitim për mbrojtjen e kauzës së tij.

“Ishim në mbrojtje të një kauze që ne mendojmë se është e drejtë dhe po përdornim mjete legjitime dhe demokratike për të mbrojtur kauzat e drejta, përveç atij momenti për të cilin unë kam kërkuar edhe ndjesë publike, por që gjykoj se nuk duhet të mbërrinte situata deri këtu. Ajo është një problematikë që prek fshatin, praktikisht ne mendojmë se është kauzë e drejtë. Sigurisht ne do ta ndjekim kauzën me mjete legjitime të ligjshme, nuk do të përdorim mjete politike. Në qoftë se aty ka paligjshmëri, është e drejta jonë për ta ndjekur ligjërisht, pra nëse kauza është e drejtë është e drejta jonë që ta ndjekim", tha Muçllari sapo u lirua nga komisariati i Korçës, rpaorton A2 CNN.

Gjykata e Korçës ka vendosur lirimin e Kevi Muçllarit, duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Pogradecit, pas debatit dhe konfliktit që pati me një nga anëtaret e Këshilit bashkiak të Pogradecit. Madje gjykata nuk pranoi as kërkesën e prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë detyrim paraqitje, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm pa asnjë masë sigurimi.

Kevi Muçllari u arrestua tri ditë më parë nga efektivët e Komisariatit të Pogradecit, nën akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, pas një përplasjeje fizike me një këshilltar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Pogradecit. Ngjarja ndodhi pas debatit të ashpër për projektvendimin mbi dhënien me qira të tokave shtetërore në fshatin Çerravë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos