Bordi i Transparencës, Ahmetaj: Do vazhdojë së ekzistuari për të ndalur abuzimet

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 14:20 | Ekonomi
Bordi i Transparencës, Ahmetaj: Do vazhdojë së ekzistuari

Bordi i Transparencës do të vijojë të caktojë çmimin e karburanteve në vend, pavarësisht sulmeve që kjo strukturë ka marrë nga opozita dhe jo vetëm, pas caktimit të çmimit të naftës në 258 lekë, nivel rekord që nga ngritja e bordit të transparencës. 

https://a2news.com/2022/06/09/rama-shpjegon-pse-nafta-kushton-me-shume-ne-shqiperi/

Pas mbledhjes së qeverisë Zv.kryeministri Arben Ahmetaj la të kuptohej se qeveria nuk do të ulë as nivelin e tatimit mbi vlerën e shtuar për naftën, edhe pse arkëtimi i shtetit për një litër naftë nga TVSH-ja, ka shkuar në 51.6 lekë nga 35 lekë para rritjes së çmimit.

Po në kuadër të krizës energjetike, qeveria miratoi dhe ndërtimin e 2 parqeve të reja fotovoltaike në Korçë. Krijimi i burimeve nga energjia e rinovueshme është vënë në qendër të vëmendjes nga Ministria e Inftrastrukturës, që prej nisjes së krizës energjetike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos