Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit merr vendimin: Sot çmimi i naftës 217 lekë

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 13:25 | Politikë
Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit merr vendimin: Sot

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që sot çmimi i naftës do të jetë 217 lekë, nga 223. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme qeverinë për planin e masave anti-krizë ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet.

Vendimi:

Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave,  miratoi  Aktin Normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 8450, datë 24.2.1999 “për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për  konsumatorët.

Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjwherw Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit,.

Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ vendosi:

1.       Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri.

2.       Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri.

3.       Çmimi i shitjes me pakicë të  nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të jetë 93 lekë/litri.

Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos