Basha para grupit demokrat: I gatshëm të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 12:10 | Politikë
Basha para grupit demokrat: I gatshëm të ndërmarr çdo

“Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që i shërben PD, e jo interesave personale. Unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga radhët tona që nuk votoi”.

Kështu mësohet të jetë shprehur kreu demokrat, Lulzim Basha përballë presionit të deputetëve demokratë që i kanë kërkuar atij dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.

“Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjitha rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim te përbashkët të të gjitha strukturave te PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos