Në verilindje të vendit, temperaturat e ulëta janë shoqëruar mëngjesin e kësaj të hëne edhe me reshje dëbore. Brenda në qytet, trashësia e dëborës nuk është e papërfillshme ndërsa në zona më të thella ajo varion nga 5 deri në 15 cm. Reshjet e dëborës nisën menjëherë pas mesnatës, shoqëruar me temperatura nën zero gradë dhe me erë të fortë. Pavarësisht dëborës, qarkullimi në rrugën e kombit dhe rrugët e tjera nacionale vijon normalisht, me kompanitë sipërmarrëse që hedhin kripë në rrugë. Probleme janë raportuar vetëm në disa rrugë rurale të njësive Grykëçajë, Kalis, Zapod e Shishtavec. (A2 Televizion)
Borë në mars, kthehen reshjet dhe ulen temperaturat
