
Konservatorët e Boris Johnson janë fituesit e shumicës në Britaninë e Madhe, pavarësisht se ende nuk ka mbaruar procesi.
Sipas “exit poll”-eve, Konservatorët do të marrin 368 vende nga 650 të tilla në Dhomën e Komuneve, duke i dhënë mundësinë kryeministrit aktual të çojë përpara premtimin për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.
Laburistët e Jeremy Corbyn, ndërkohë që njohën humbjen, ia faturuan atë liderit të tyre, i cili njoftoi se do të japë dorëheqjen.
Britania pritet të lërë Bashkimin Evropian më 31 janar, pavarësisht se kryeministri është shprehur i gatshëm ta përmbyllë procesin para ndërrimit të viteve. (A2 Televizion)