Riaktivizimi i vullkanit në Zelandën e Re, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2019, 21:30 | Bota
Riaktivizimi i vullkanit në Zelandën e Re, nis operacioni i

Trupat ushtarake neo-zelandeze kanë nisur një operacion flash kërkim-shpëtimi në ishullin e Bardhë, ku të hënën shpërtheu vullkani, për të kërkuar për 8 persona që janë shpallur të humbur.

Operacioni që po zhvillohet në ishull mund të konsiderohet fare mirë si “vetëvrasës” për shkak të mundësisë të madhe për një shpërthim tjetër nga krateri i vullkanit.

Dhjetëra familjarë të personave që janë shpallur të humbur presin me ankth për lajme rreth të afërmve të tyre.

Deri në këto momente janë 8 persona që kanë humbur jetën pas riaktivizimit të vullkanit dhe 20 të tjerë ndodhen në terapi intensive për shkak të plagëve të marra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos