Boris Johnson, Kryeministri i ri Britanisë së Madhe

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 13:10 | Bota
Boris Johnson, Kryeministri i ri Britanisë së Madhe

Boris Johnson do të jetë Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Ish-kryebashkiaku i Londrës siguroi mbi 92 mijë vota nga rreth 160 mijë anëtarët e Partisë Konservatore, të cilët votuan me postë.

Pas shpalljes së rezultatit, Johnson vlerësoi rivalin Jeremy Hunt duke e cilësuar atë një burim idesh të shkëlqyera. Nuk i kurseu fjalët e mira as për kryeministren në largim Theresa May, duke e falenderuar për punën e bërë në krye të Ekzekutivit.

https://a2news.com/2019/07/23/kush-eshte-boris-johnson-karriera-politike-me-gafa-dhe-skandale/

Johnson konsiderohej favorit që prej fillimit, por një numër eksponentësh të lartë të partisë kanë thënë se nuk do t’i shërbejnë atij.

Theresa May, drejtoi të martën mbledhjen e fundit të kabinetit. Ajo do t’i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen Mbretëreshës pasditen e së mërkurës dhe menjëherë më pas kryeministri i ri do të marrë zyrtarisht detyrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos