
Një person është konfirmuar i vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij dyshohet të jetë mes rrënojave të një ndërtese dykatëshe të shkatërruar totalisht pas një shpërthimi të fuqishëm në Portoferraio, në ishullin Elba në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se shpërthimi dyshohet të ketë ardhur nga një rrjedhje gazi. Grupet e shpëtimit nxorën të pajetë një 68-vjeçar, ndërsa bashkëshortja e tij dyshohet të jetë mes rrënojave.
Gjithashtu, në ndërtesa ndodheshin edhe tre persona të tjerë, një çift i moshuar dhe vajza e tyre 46-vjeçare. Kjo e fundit u dërgua në spital së bashku me babanë e saj. Të dy kanë pësuar djegie të mëdha në trup, respektivisht 50% dhe 90% të trupit. (A2 Televizion)