Borrell: Putin dështoi në besimin e tij se do të pushtonte Ukrainën

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 18:51 | Bota
Borrell: Putin dështoi në besimin e tij se do të pushtonte

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha të enjten se presidenti rus Vladimir Putin besonte se do të pushtonte Ukrainën, por dështoi.

“Ai besonte se do të na ndante; ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte marrëdhëniet transatlantike dhe dështoi. Tani ai duhet të ndalet,” shtoi ai ndërsa fliste me gazetarët ndërsa po hynte në samitin e liderëve të BE-së në Versajë të Francës.

Borrell deklaroi se vendet evropiane do të jenë shumë më të sigurta nëse ulin varësinë nga eksportet ruse të energjisë.

“Duhet të shpenzoni më pak gaz klima e kërkon këtë. Për herë të parë gjeopolitika dhe klima shkojnë së bashku”.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u tha gazetarëve se ky ishte "një moment përcaktues për Europën dhe se lufta e Putinit është një çështje e qëndrueshmërisë së demokracive.

“Në samitin në Versajë, ne do të rimendojmë mbrojtjen europiane me aftësi të forta. Ne do të rimendojmë energjinë. Ne duhet të heqim qafe varësinë e karburanteve fosile ruse dhe për këtë ne kemi nevojë për investime masive në burimet e rinovueshme”, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos