“Bota humbi një njeri të madh”, nderimet për Berlusconin, nga liderët e BE e deri tek Putin

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 19:48 | Bota
“Bota humbi një njeri të madh”, nderimet për

Italia dhe bota e ka pritur me mjaft pikëllim lajmin e humbjes së personazhit të njohur Italian, Silvio Berlusconi. Kryeministrja Giorgia Meloni dhe presidenti Sergio Mattarella theksuan se kavalieri ishte ndër njerëzit që shënuan historinë e republikës, ndërsa e mbarë politika italiane u bë bashkë në dërgimin e ngushëllimeve për familjarët. Pikëllimi për lajmin e hidhur preku dhe institucionet e Bashkimit Europian, me presidenten e parlamentit të Unionit, Roberta Metsola, që tha se Berlusconi ka lënë shenjë në politikë italiane dhe europiane.

Një mesazh ngushëllimi dërgoi dhe presidenti rus, Vladimir Putin, që vlerësoi mikun e tij duke theksuar se ishte një politikan i pazakontë, i cili gjithmonë ka thënë atë që mendonte.

“Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për Italinë, por edhe për politikën botërore”, tha Putin gjatë një eventi në Kremlin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos