Bota i thotë lamtumirë stilistes së Punk

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 13:30 | Showbiz
Bota i thotë lamtumirë stilistes së Punk

Bota i bën homazh, damës Vivien Westwood, e pagëzuar si mbretëresha e padiskutueshme e modës britanike. Siç bëri të ditur shtëpia e saj e modës, 81-vjeçarja vdiq paqësisht, e rrethuar nga familjarët në Londër.

Si personi që ka veshur Sex Pistols, Westwood, ishte sinonim me punk rock-un e viteve 70-të, një rebelizëm që mbeti vulë e dizenjatores politike, që u bë një prej emrave më të njohur të botës së modës.

Ndryshimet klimatike, ndotja dhe mbështetja e saj për themeluesin e Wikileaks, Julian Assange, ishin çështje për të cilat protestoi me t-shirta e banera të mbajtura nga modelet në pasarelë.

Ajo veshi atëherë kryeministren Margaret Thatcher për faqen e parë të një reviste në vitin 1989.

Rebelja u bë pjesë e establishmentit britanik në 1992-shin, nga Mbretëresha Elizabet e cila i dha medaljen e Urdhrit të Perandorisë Britanike. Por edhe në atë rast nuk reshti se befasuari, kur u paraqit në Buckingham Palace pa të brendshme.

”E vetmja arsye përse jam në botën e modës është të shkatërroj fjalën konformitet”, u shpreh në atë kohë.

E pangatërrueshme, me flokët portokalli ose të bardhë, ajo përcaktoi trendet hipi të viteve 70 të, me veshje të frymëzuara nga rock-n rolli.

E megjithatë brandi lulëzoi në vitet 90-të, kur shfaqjet dhe veshjet e saj u shfaqën ne pasarelat e Parisit e të gjithë botës. E ka përdorur profilin publik për të mbështetur çështje të ndryshme, përfshirë çarmatosjen bërthamore dhe ligjet kundër terrorizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos