Bota mirëpret dekadën e re

Nga A2 CNN
1 Janar 2020, 09:51 | Bota

Miliona vetë në të gjithë botën mirëpritën Vitin e Ri, 2020, që shënon edhe nisjen e një dekade të re.

Festimet nisën fillimisht në Paqësor, me Australinë e Zelandën e Re, për të vazhduar më pas në çdo shtet të planetit, teksa akrepat shënonin orën 12:00 të natës.

Festime madhështore pati në Singapor, Malajzi, Indi e Pakistan, si dhe në dy Koretë. Pas një dite të lodhshme me protesta, edhe qytetarët e Hong Kongut gjetën kohë të festonin.

Spektakli i fishekzjarreve vazhdoi më pas në Ljndjen e Mesme, me Dubain si epiqendër, ndërsa Stambolli e Athina gjithashtu u ndriçuan prej tyre.

Në Berlin, qindra mijëra gjermanë ndoqën festimet në Portat e Brandenburgut, ndërsa Londra magjepsi me ngjyrat e fishekzjarreve dhe një spektakël që kujtonte rolin kryesor të qytetit në Kampionatin Europian të Futbollit që zhvillohet këtë vit.

1 janari më pas "kaloi" Atlantikun, për të mbërritur në Nju Jork, në magikun "Times Square", Florida, Rio dhe gjithë Amerikën e Jugut. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Jgt1p_A74wU

A2 CNN Livestream

Latest Videos