
Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi doli në një konferencë për shtyp ku dënoi ashpër sulmet e avionëve amerikane ndaj disa bazave të militantëve që mbështeteshin nga Irani, një lëvizje kjo që mund ta përfshijë Irakun në konfliktin me SHBA dhe Iranit.
Ushtria amerikane ndërmori disa sulme ajrore kundër militantëve Kataib Hezbollah në kundërpërgjigje të vrasjes së një kontraktori amerikan në një bazë. Si pasojë e bombardimeve të avionëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 25 persona u vranë dhe 55 të tjerë u plagosur
Zyra e kryeministrit Mahdi deklaroi se ky sulm ndaj forcave irakiane është i papranueshëm dhe do të ketë pasoja të rrezikshme.
Ndërsa Departamenti i Shtetit, në një deklaratë të postuar për shtyp, bëri me dije se sulmet kishin si qëllim të frenonin Iranin. (A2 Televizion)