Lukashenko si negociator? Pas 20 muajsh luftë, presidenti bjellorus flet për dialog e negociata

Nga A2 CNN
29 Tetor 2023, 13:55 | Bota

Rusia dhe Ukraina, prej 20 muajsh në luftë, po vijojnë betejën në terren. Dy ushtritë janë pozicionuar prej majit, në frontet e tyre dhe asnjëra nga palët, nuk mendon për dialog, së paku për negociata, që do mund të çonin, drejt fundit të konfliktit. Ai vetë do të ishte gati të ndërmjetësonte, siç u vetë ofruar në mars të 2022, pak ditë pasi lufta kishte nisur. Bëhet fjalë për Aleksandër Lukashenko, lideri autoritar i Bjellorusisë dhe aleat i palëkundur i presidentit rus Vladimir Putin.

Në Ukrainë ka njerëz shumë të zgjuar, është e domosdoshme të ulemi në tryezën e negociatave dhe të arrijmë marrëveshje, si dikur”, u shpreh presidenti bjellorus.

Forcat ruse, sipas Lukashenkos, janë përpjekur prej javësh që të ruajnë pozicionet e tyre edhe pse po pësojnë humbje të mëdha, jo vetëm territoriale por edhe në njerëz. Nëse Moska këtë nuk e pranon, e pranojnë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, që po ashtu thonë se Ukraina po përpiqet që të ruajë ritmin e kundër-ofensivës së nisur në maj, po muaj të tërë lufte, po ezaurojnë çdo kapacitet. Lukashenko, i cili i vuri në dispozicion Rusisë, territorin e tij për ta nisur nga atje pushtimin e Ukrainës, 20 muaj më parë, thotë se kërkesat e Ukrainës për çlirim nga Rusia, mund dhe duhet të zgjidhen, vetëm në tryezën e dialogut e negociatave, që të mos shënohen më viktima nga kjo luftë.

“Ka një situatë serioze, si në anën ruse, ashtu edhe në atë ukrainase. Ka ngrirë gjithçka. Askush nuk mund të bëjë asgjë. Ukrainasit po përpiqen të vazhdojnë kundër-ofensivën, duket se s’po ja dalin me sukses.  Ditët e fundit Rusia po përpiqet të shtyjë përpara aksionin e saj në Avdiiyka, ka vrarë shumë njerëz atje. As ata nuk po shkëlqejnë. Po luftojnë të dëshpëruar, kokë më kokë, ballë për ballë. Njerwzit po vdesin. Njerwzit po i djegin për së gjalli. Por nuk duhet të harrojmë, Rusia ka 140 milionë njerëz, Ukraina ishte 20 milionë kur nisi lufta. Dhe të gjithë po arratisen. Askush nuk do më luftë. Njerzit po largohen nga Ukraina”.

Dhe për këtë, Lukashenko thotë se asnjëra nga palët nuk duhet të vendosë kushte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos