Bozdo: Nëse PD-ja reale nuk e pranon, Presidenti nuk mund të jetë konsensual

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 20:23 | Politikë
Bozdo: Nëse PD-ja reale nuk e pranon, Presidenti nuk mund të jetë

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se Edi Rama "nuk ka dashur një President vërtet konsensual, por një President të tij".

“Rama përdori 4-5 deputetë, “luajti” me ta dhe i nxori nga dera, vetëm e vetëm për të djegur 3 raundet e para, kjo ka qenë e qartë që në fillim. Rama nuk ka dashur një President vërtet konsensual, por një President të tij. Ai këmbëngul se do të marrë më shumë se 71 vota, por unë mendoj se për Shqipërinë është një shans i humbur, që edhe institucioni i fundit i pavarur do të bjerë”, tha Bozdo.

Sipas tij, edhe nëse kryeministri Edi Rama mbledh të gjitha votat e partive të tjera opozitare për Presidentin e ri, ai nuk do të jetë konsensual.

“Nuk ka për të qenë ndonjëherë konsensual nëse PD-ja reale nuk jep konsensus. Edhe sikur të kalohen 95 vota, nëse PD-ja thotë që ky President nuk është i imi, nuk është konsensual. Vetëm zoti Moisiu ka qenë President konsensual”, deklaroi Bozdo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos