Rama në OKB: I detyrohemi me vepra dhe jo me fjalë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe Kosovë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 19:34 | Politikë
Rama në OKB: I detyrohemi me vepra dhe jo me fjalë viktimave të

Për herë të parë në histori, Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë ngjarje historike, debatin e parë të këtij organizmi e drejtoi vetë kryeministri Rama.

Para vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit, të cilat përfaqësohen kryesisht nga ambasadorët në OKB, kryeministri Rama shpalosi dhe prioritetet e presidencës shqiptare, të fokusuara te llogaridhënia dhe drejtësia ndërkombëtare.

 “Siç e kemi parë të gjithë, lufta e Rusisë në Ukrainë paraqet një sfidë dhe na e ka përcaktuar edhe më shumë nevojën për të vendosur përpara përgjegjësisë ata që kanë kryer krime lufte. Duhet rivendosur besimi për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe një paqe të qëndrueshme. Duhet të forcohen mekanizmat e llogaridhënies, të përcaktojmë të vërtetën për krimet.”

Për të treguar pasojat e mos llogaridhënies, kreu i qeverisë shqiptare mori për shembull krimet e ndodhura në rajonin tonë, ato në Srebrenicës dhe Kosovë.

https://a2news.com/2022/06/02/edi-rama-kemi-pare-shkelesit-e-te-drejtave-te-njeriut-te-enden-te-lire-kjo-nuk-duhet-toleruar/

“Kolegë, na duhet të dëshmojmë vepra dhe jo vetëm fjalë. Na duhet të themi sot më shumë se kurrë “Kurrë më” se i detyrohemi me vepra dhe jo me fjalë mijëra viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, Ruanda dhe Darfur, ua detyrojmë të gjithëve atyre që kanë vuajtur mizori masakra dhe krime kundër njerëzimit. U detyrohemi fytyrave të panumërta të heshtura, të cilat shpesh janë viktima të pafalshme të krimeve seksuale si 20 mijë gratë e dhunuara në mënyrë çnjerëzore gjatë spastrimit etnik në Kosovë në ’98-’99. Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, ata duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Millosheviç”, deklaroi kryeministri Rama në OKB.

Debati i kryesuar nga kryeministri Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-SË, presidencë e cila do të zgjasë deri në fund të muajit qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos