
Nisur nga ky vit mësimor që pritet të nisë më 12 shtator, institucionet arsimore do të kenë edhe një detyrë më shumë, të parandalojnë braktisjen e shkollës.
Në udhëzimin e përgatitur nga Ministria e Arsimit, shkollat në vend ngarkohen me detyrën e monitorimit dhe bashkëveprimit me institucionet e tjera për të mbajtur në klasa nxënësit. Kjo si pasojë e rritjes së numrit të nxënësve që braktisin arsimin fillor dhe atë të mesëm.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, koeficienti i braktisjes në arsimin bazë u rrit vjet, duke iu rikthyer niveleve shqetësuese.
Shumëfish më e lartë është përqindja e nxënësve që braktisin gjimnazin. Po cilat janë efektet e braktisej së arsimit të detyrueshëm?
Nevoja për parandalimin e braktisjes së arsimit të detyruar është diktuar edhe në strategjinë për rininë, dokumenti i hartuar e hedhur tashmë për konsultim publik. (A2 Televizion)