Brazili ka një president të ri

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 07:26 | Bota
Brazili ka një president të ri

Brazili zgjodhi presidentin e ri. Luiz Inacio Lula da Silva mundi Jair Bolsonaron dhe rimori kontrollin e vendit për herë të tretë, 11 vjet pas mandatit të tij të fundit. “Fituesi i vërtetë është populli brazilian”, tha ai pas fitores.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, lideri i Partisë së majtë të Punëtorëve, siguroi gati 51% të votave, kundër 49,12% të kandidatit të djathtë të partisë liberale dhe presidentit në detyrë Bolsonaro. Da Silva erdhi pas fushatës më përçarëse në historinë e Brazilit, nën sfondin e shqetësimeve për dhunë politike, korrupsion, varfërisë në rritje dhe fatit të pyjeve të Amazonës.

Ky është një rikthim befasues I një politikani që nuk mund të garonte në zgjedhjet e 2018-tës, pasi ishte në burg mitëmarrje dhe I ndalohej të kandidonte për post zyrtar. Lula kaloi 580 ditë pas hekurave para se dënimi të anulohej dhe ai t’i rikthehej përplasjeve politike. “Ata u përpoqën të më varrosnin të gjallë por ja ku jam”, tha ai.

Bolsonaro dhe mbështetësit e tij, kanë hedhur dyshime për manipulime zgjedhore, dhe ekziston frika se mund të mos e pranojë rezultatin. Por ndërsa Bolsonaro ka humbur, ligjvënësit e afërt me të fituan shumicën në kongres. Kjo nënkupton se Lula do të përballet me opozitë të ashpër ndaj politikave të tij në organin legjislativ kur të marrë detyrën në 1 janar. Një sërë liderësh botërore, nga Biden në SHBA tek Putin në Rusi, përgëzuan 77-vjeçarin për fitoren.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos