Tragjedi në Somali, sulmi i dyfishtë me bombë në kryeqytet vret mbi 100 persona

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 14:04 | Bota

Një sulm i dyfishtë me bomba në dy automjete në kryeqytetin e Somalisë u mori jetën të paktën 100 personave. Këtë e konfirmoi presidenti i vendit, Hassan Sheikh Mohamud.

“Mes viktimave që u masakruan, ishin nëna me fëmijët e tyre në duar”, tha kreu i shtetit. Ai kërkoi ndihmë ndërkombëtare për të trajtuar 300 personat e tjerë që mbetën të plagosur. Presidenti i Somalisë fajësoi militantët e al-Shabab për këtë sulm të tmerrshëm që shënjestroi ministrinë e arsimit.

Ky grupim terrorist konsiderohet një degë e organizatës al-Qaeda dhe është përfshirë gjerësisht në konfliktin e gjatë me qeverinë federale të Somalisë.

https://a2news.com/2020/12/05/presidenti-trump-urdheron-largimin-nga-somalia-te-forcave-amerikane/

Presidenti Mohamud, në pushtet prej 5 muajsh, i ka shpallur luftë totale ekstremistëve islamikë pasi sulmuan një hotel në Mogadish duke vrarë 21 persona në gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos