Brazili u kërkon grave të shtyjnë shtatzënitë për shkak të koronavirusit

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 14:21 | Bota
Brazili u kërkon grave të shtyjnë shtatzënitë për

Brazili ka paralajmëruar gratë në vend që të shtyjnë shtatzënitë deri sa të ketë kaluar vala më e keqe e koronavirusit, duke thënë se variantet e virusit të shfaqura deri tani janë shumë më tepër agresive kundrejt kësaj kategorie.

“Nëse është e mundshme, duhet të shtyhen shtatzënitë e planifikuara për një kohë më të mirë, në mënyrë që ajo periudhë të kalojë sa më paqësisht”, tha Sekretari i Kujdesit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Raphael Camara. “Sigurisht që këtë nuk mund ta themi për njerëzit që janë 42 ose 43 vjeç, por për një grua të re, që mundet të presë, le ta bëjë”.

Brazili është vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara. Sipas shifrave të Universitetit “Johns Hopkins”, në vend janë regjistruar 13,8 milionë raste dhe 368 749 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos