Brenda “folesë” që rindezi dashurinë mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 15:24 | Showbiz

Që prej ribashkimit, pas 17 vitesh të ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në qendër të vëmendjes së të gjitha mediave. 51-vjeçarja dhe 48-vjeçari janë fotografuar duke qëndruar në një vilë luksoze në Majami, Florida, ku po kalojnë disa ditë pushimi pasi rigjetën njëri-tjetrin.

Vila është një ambient special, relaksi dhe luksi, me vlerë 18 milionë dollarë. Me kopsht, pishinë dhe pamje nga deti, duket se është ambienti ideal për çiftin e ri. E rinovuar në vitin 2015, vila ka 11 dhoma, 3 tualete, jakuzi, liman për varka, garazh për makinat, palestër, zyra e shumë shërbime të tjera, që i bëjnë edhe më të bukura ditët e Lopez dhe Affleck.

Miqtë thonë se Jennifer duket shumë e lumtur në krah të partnerit të ri, pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Ajo dhe Affleck kishin menduar edhe për martesë në vitin 2003, por në minutat e fundit ideja u anulua. Ndoshta këtë herë do ta çojnë deri në fund lidhjen... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos